Vapa vret mbi 100 persona në Meksikë

Të paktën 112 persona kanë ndërruar jetë në Meksikë, si pasojë e temperaturave ekstremisht të larta në vend.

Mediet në vend raportojnë se vdekjet janë regjistruar në periudhën kohore 12 deri 25 qershor.

Numri më i madh i viktimave (64) u regjistrua në Leon, në veriperëndim të vendit, në kufirin me Teksasin, tha ministria e shëndetësisë në një raport të datës 28 qershor, shkruan AFP.

Mësohet se temperatura më e lartë që është regjistruar në veriperëndim të Meksikës këtë muaj ka prekur vlerën e 49°C. Në këtë periudhë të vitit, temperaturat variojnë mesatarisht nga 30 deri në 45 gradë Celsius./albeu.com/ 


Shtuar 30.06.2023 09:11