Kryemadhi reagon pas përgjimeve: Largimi i Ramës detyrim për të shpëtuar Shqipërinë
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, Kryemadhi tha se tashmë është e provuar plotësisht se në krye të masakrës zgjedhore është vetë Edi Rama.

"U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve dhe se Edi Rama personalisht është në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme", tha ajo.

Ajo thotë se largimi i Edi Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë.

"Largimi i Rames detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës. Opozita është me e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës se lirë dhe për te pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe Parlamentit të kriminalizuar", tha gjithashtu.
Shtuar më 17/06/2019, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori