Sherr me thika në një shkollë në Kamzë, plagoset 15-vjeçari

Dy adoleshentë janë konfliktuar në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, në Kamzë.

Gjatë konfliktit nje 18 vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet thikë një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policise

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/