Kryemadhi ironizon fëmijët e politikanëve të Rilindjes: E kanë për turp të punojnë!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me votues për herë të parë, i ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike e të marrin në dorë fatet e tyre që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre e të ndërtojnë të ardhmen.

"Mungesa e arsimit cilësor, prespektivës së punës nesër, një page të mirëpaguar, e shumë gjërave të tjera që sot ka nevojë një i ri, jo vetëm shkollën e mesme, universitetin, që në shumicën e rasteve është konflikt interesi drejtpërdrejt me vetë ju e familjet tuaja se ju abuzoheni me mënyrën që ndjek ministria e Arsimit. Ajo që na ofrohet sot nga qeverisja nuk është Shqipëria shtëpia juaj, shtëpia e shqiptarëve. Me mënyrën si qeveriset sot Shqipëria cdo ditë e më shumë shkretohet, varfërohet nga ana intelektuale e profesionale, por nga rinia shqiptare”.

Kryemadhi ironizoi për fëmijët e “politikanëve të Rilindjes”, ku tha se për ta puna është turp.

“Këta çunat modernë të Rilindjes po të punojnë e kanë për turp ndërsa ne të LSI nuk e kemi për turp të ndihmojmë prindërit tanë, puna është nder për ne e kurrë mos u kompleksoni nga njerëzit “modernë” rrijnë e vegjetojnë mbi kurrizin e të rinjve të rejave si puna juaj”, tha kryetarja e LSI.

Shtuar më 24/10/2020, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori