Kryemadhi i drejtohet Ramës: Mos kurseni për shëndetin e fëmijëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me rastet mes nxënësve dhe mësuesve me COVID-9.

Ajo thotë se përballimi i situatës së COVID-19, në shkolla kërkon masa konkrete edhe jo propagandë.

Në përfundim të reagimit të saj, Kryemadhi i bën thirrje Ramës dhe qeverisë së tij që të mos kursehen “për shëndetin e nxënësveshkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”.

Postimi i plotë

Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësveshkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori