Kryemadhi e prerë: Rama pengesë për negociatat, të japë dorëheqjen
Reagime të tjera kanë ardhur një ditë pas vendimit negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI në një deklaratë për mediat ka thënë se përgjegjësi i vetëm për rrugën evropiane të Shqipërisë është Edi Rama.

Sipas saj, Rama duhet të japë dorëheqjen, si një shenjë reflektimi.

“I vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët është Edi Rama. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe udhëzoi shqiptarët që duhet të çlirohen nga kapja e shtetit.

Korrupsioni, trafiku i drogës, dhunimi i pronës publike dhe private janë ato që mbajnë peng integrimin e BE dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Edi Ramën BE është objektiv i pamundur.

Dorëheqja është reflektimi më i pakët mbi përgjegjësinë që ka në lidhje me integrimin në Europë. Shqiptarët e kanë të qartë se pengesa e vetme për rrugën drejt BE është edi Rama. Dështimi i Ramës është individual, është i fokusuar vetëm tek ai. Ai zgjodhi të pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori