Kryebashkiaku i Pogradecit pranon lajmin e Albeu.com pasi e përgënjeshtroi
Pëlqej
Kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri është një ndër mijëra fituesit e Lotarisë Amerikane këtë vit.

Tre ditë më parë, portali Albeu publikoi lajmin se Kapri kishte fituar Llotarinë Amerikane duke iu referuar burimeve nga stafi i ngushtë, por ai e mohoi me forcë atë duke e cilësuar si një "fake news".

Mirëpo, Kapri është bërë pishman dhe tani e ka pranuar se është fitues Llotarisë Amerikane, për të cilin kishim raportuar më parë dhe e kanë uruar dhjetra vetë në qytet.

"Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu", është shprehur ai nw media.

Kaprit i mbaron mandati vitin e ardhshëm dhe me sa duket nuk pretendon për një mandat tjetër dhe të ardhmen e planifikon përtej oqeanit.

Llotaria amerikane është kthyer në një shpresë për shqiptarët për të shpëtuar nga mjerimi i këtushëm, por duket se situata ka degjeneruar deri në atë pikë sa prej këtej duan të ikin edhe kryebashkiakët. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori