Kryebashkiakja e Shkodrës: Rama më kërcënoi...
Në një konferencë për median, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se është kërcënuar nga kryeministri Rama, duke i thënë se qyteti më i madh i veriut nuk do të ketë asnjë fond.

“Edi Rama më tha se do të keni zero fonde dhe e tha 10 herë”, tha ajo. Sipas saj, kërcënimet e Ramës kanë ardhur për shkak se nuk është votuar mazhoranca e sotme.

“Arsyeja është se Shkodra nuk e votoi. I bëj të ditur se prona është më e rëndësishme se qeveria.

Djersa e qytetarëve të mi është e rëndësishme. I kam dërguar dhjetëra projekte, por asnjë nuk është miratuar.

Hakmarrja e Ramës është taksa që po paguajnë qytetarët shkodranë”, deklaroi ajo. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2016, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori