Kryebashkiakja e Shkodrës e prerë: Më 30 qershor nuk do të lejoj hapjen e qendrave të votimit
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se më 30 qershor nuk do të lejojë që të hapen qendrat e votimit.

Në një lidhje telefonike për emisionin 360 gradë, kryebashkiakja është shprehur e bindur se të dielën e javës së ardshhme në Shkodër nuk do të lejohen zgjedhjet.

Ademi: Unë kam vepruar dhe veproj në mënyrë institucionale. Nëse kryeministri do të marrë majë, instrument të fortë për të hapur derën e teatrit, apo të ujësjellësve, apo të qendrave të votimit për të shpërthyer dyert mendoj se kjo nuk është e mundur. Unë nuk do ti hap qendrat e votimit, do të respektoj ligjin. Nëse ai ka mundësi ta bëjë me dhunë është i mirseardhur që ta cojë marrëzinë e tij deri në fund. Ne nuk do të vendosim njerëzit para njerëzve kurrsesi. Kjo nuk është ajo që ne kemi në qëllim.
Shtuar më 20/06/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori