“Ahmetaj” në Këshillin e Mandateve, Bardhi pyet Dumanin: A po hetohet Rama? Kreu i SPAK: Nuk japim të dhëna

Mbledhja e këshillit të Mandateve vijon të jetë mjaft e tensionuar, ndërkohë që deputetët e opozitës po kërkojnë më shumë informacion nga kreu i prokurorisë së posaccme (SPAK), Altin Dumani, se ccfarë po ndodh me dosjen hetimore të inveneratorëve.

Gazment Bardhi ka kërkuar informacion nga Dumani nëse Ahmetaj kishte mundësi të bënte një aferë kaq të madhe korruptive sicc janë inceneratorët pa “bekimin” e Ramës.

Pyetjet e Bardhit:

Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?  A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Përgjigjja e Dumanit:

Sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.


Shtuar 11.07.2023 18:51