KRUJË/ Zjarr masiv, rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci
Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos në zonën e Krastës.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarri rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.



Shtuar më 25/08/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori