Çmimi i naftës ka shënuar rritjen më të
madhe në nëntë muajt e fundit, pas ndalesës që Irani i bëri shitjes së naftës për Britaninë e
Madhe dhe Francën, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve mbi programin bërthamor të Republikës Islamike.
Çmimet u rritën të hënën në tregun aziatik, duke arritur në 105 dollarë për një fuçi, çmim ky më i larti që nga maji i vitit të kaluar.
Të dielën, Ministria
iraniane njoftoi se është ndaluar shitja e naftës për Britaninë e
Madhe dhe për Francën, si reagim ndaj sanksioneve të BE-së, ku përfshiheshin masat kundër Bankës Qëndrore të Iranit dhe ndalesa për importin e naftës
iraniane, që pritej të hynin në fuqi më 1 korrik.
Raportohet se Franca dhe Britania përdorin pak, ose nuk përdorin fare naftë
iraniane.
Megjithatë, disa shtete të BE-së janë të varura nga importi i naftës nga Irani, dhe vlerësohet se BE merr diku te 20 % të eksportit të naftës së Iranit. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012,
ora 16:29