PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik, vazhdon të gënjejë shqiptarët për dhunën që pa e gjithë bota

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri pas daljes nga Pruroria ku tha se nuk ka orientuar dhe komanduar protestuesit më 8 janar.

Në reagim, PD thotë se Berisha është mashtrues kronik që përpiqet të mashtrojë shqiptarët për dhunën që e pa gjithë bota

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, thuhet në deklaratën e PD-së./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 15:50