Krimi makabër në Dajç/ Djali i pronarit të lokalit pa ekzekutimin e të atit
Djali 15 vjeçar i Arjet Saitit dyshohet që të ketë parë të gjithë ngjarjen e rëndë nga kamerat e sigurisë, të cilat ndodheshin të instaluara në lokalin që kishte marrë me qira babai i tij.

Kamerat ishin të lidhura me një laptop që ndodhej në shtëpinë e Saitit. Aty hidhen hije dyshimi se djali ka parë se çfarë ka ndodhur, shkruan "balkanweb".

I riu ka parë një skenë shokuese, se si është ekzekutuar i ati. Lidhur me këtë ngjarje, tashmë pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar nga policia dhe po përdoren për të bërë të mundur zbardhjen e krimit në njësinë Dajç. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori