Krimi i dyfishtë që tronditi Berlinin, si njiheshin në zonë dy shqiptarët
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Berlin, nga një person i cili më pas ka vrarë edhe veten e tij.

Shqiptari i identifikuar si Blendi G, 47 vjeç u qëllua me një plumb në trup dhe një në kokë, duke mbetur i vdekur në vend, rreth 200 metra larg banesës ku jetonte, ndërsa po kthehej pas një feste.

Viktima mësohet se punonte si roje sigurie në një dyqan të Boss në Berlin.

Ndërkohë, edhe vetë autori rreth 60 vjeç, shqiptaro-gjerman, pas krimit ka qëlluar veten.


Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur.

‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’ thotë dëshmitari.

‘Motivet e krimit janë plotësisht të paqarta,’ tha një zëdhënës policie, megjithatë po punohet intensivisht për të zbardhur ngjarjen.

Policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i krimit të vijë nga çështje private. Të dy burrat ishin regjistruar në të njëjtën adresë në Berlin. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë. ‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai. ‘Ishte tip i këndshëm dhe nuk kishte armiqësi’. ka shtuar më pas miku i tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2018, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori