Krimeve të Rënda nisin nesër gjyqin në themel ndaj Tahirit
Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë ditën e nesërme gjyqin në themel për ish –Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nesër do të shqyrtohet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar që ka kërkuar Tahiri, përmes avokatit të tij mbrojtës. Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.

Ndërkohë më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.

Kujtojmë që Tahiri akuzohet nga prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të Tahirt do të jenë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Shtuar më 18/06/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori