Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021. Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Ndërsa për vëllanë e tij, Pajtim Rrushi Prokuroria kërkoi 1.5 vite burg. Ai akuzohet për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë por jo akuzën.

Në dosjen penale thuhet se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.

“Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkar takim per ta pytur per babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit qe ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thene, se nuk ndodhej ne shtepi, por kishte shkuar tek puna ne Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen ne nje minjere kromi dhe ne telefon i ka thene: ‘Se babain tend Rrushin me date 21.10.2021 e kam lene ne mesnate tek treshi ne stacion te autobuzit, dhe sipas tij do te vinte dhe do ta merrte nje goce, nje shoqe e tij” shkruhet në dosje.

Por ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vend-ndodhjes së Fredi Rrushit, i cili rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.

Në pretencën prej 14 faqesh, thuhet se nga kqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë-Dajt në sediljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në baze të kqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet.

Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Biznesmeni 43-vjeçar u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit./Albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 15:29