Krimet e Rënda marrin vendimin për burrin që mbyti gruan në Patos, dënohet edhe mjeku
Gjykata për Krime të Rënda ditën e sotme ka vendosur që të dënojnë me me 35 vite burg Namik Velajn.

Velaj akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, dy vite më parë ndërsa për këtë ngjarje është akuzuar edhe mjeku Ilir Tanku i cili kishte thënë se vdekja e të ndjerës kishte ardhur për shkaqe natyrale.

Tanku, u hetua për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori