Krimet e Rënda, hetime për incidentin me armë në spitalin e Fierit
Specialistë të Krimeve të Rënda po kryejnë hetime për incidentin me armë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 31 gusht 2019 në spitalin civil të qytetit të Fierit, shkruan VOA.

Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.

Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.

Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapaj janë plagosur me sende të forta dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapaj (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapaj u plagos në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku njëri prej shoqëruesve të të dëmtuarve i ka marrë armën nga brezi një efektivi të patrullës dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën, babain e dy vëllezër të plagosur më herët në Levan.
Shtuar më 01/09/2019, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori