Krime pasioni?! 8 raste të bujshme që tronditën Shqipërinë (FOTO LAJM)

Tetor 2012 – Shaban Norja 81-vjeç, i preu kokën Aishe Vatës 17-vjeç në Durrës. Pas një lidhje dy vjeçare mes agresorit dhe viktimës, kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë. Në momentin që Aishe Vata i tregoi 81-vjeçarit për shtatzëninë e saj, ky i fundit me anë të një sëpate i ka prerë kokën në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja shokoi mbarë opinionin publik, ndërsa gjakftohtësia me të cilën 81-vjeçari kreu krimin ishte makabre. Në dëshmitë e tij, të ndryshuara disa herë Norja është shprehur se 17-vjeçarja i është lutur vetë që ta vriste pasi nuk donte të abortonte. Më vonë u tha se ai dyshonte për ndonjë tradhti të mundshme nga ana e saj, pasi mosha që ai kishte e bënte disi të vështirë shtatzëninë. Autori pranoi krimin, dhe u dënua me 25-vite heqje lirie.
Shqipëria, edhe pse një vend i vogël ka kaluar herë pas here drama të mëdha të cilat janë bërë për ditë të tëra qendër vëmendjeje.

Dashuria dhe pasioni është bërë shpeshherë shkak që të derdhet gjak dhe vajza të reja apo djem të rinj të përfundojnë tragjikisht të vrarë shkruan Albeu.com.

Plot raste të tilla në kohë kanë prekur vendin tonë dhe ju i gjeni në galerinë që shoqëron këtë lajm.

Por a mund t'i quajmë këto fenomene, krim pasioni? Psikologjikisht, një term i tillë përfshin vrasjet të cilat ndodhin në momente gjaknxehtësie dhe që nxiten nga pasioni.

rastet shqiptare duket se nxitet më tepër nga dëshira për të vënë në vend nderin, xhelozia, mospranimi i ndarjes dhe në rastet më të dhimbshme edhe moskthimi i dashurisë.

Pikërisht sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas le të shohim realitetin e dhimbshëm dhe të kujtojmë viktimat që dhuna ka lënë pas në vajzat shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori