Krim në familje, vëllai vret mbesën plagos vëllain
Pas një serie vrasjesh të tipit mafioz të ndodhura në disa qytete të vendit, një tjetër krim kësaj here brenda familjes është shënuar gjatë ditës së sotme teksa ka mbetur e vrarë një fëmijë 8 vjeçare dhe është plagosur një person tjetër.

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrethin e Kurbinit dhe ka si protagonistë tre vëllezër. Dy prej vëllezërve Akesander e Llesh Cara kanë rrëmbyer armët dhe kanë qëlluar në drejtim të vëllait, Mark Cara. Si pasojë e ngjarjes ka mbetur e vrarë 31 vjeçarja Lula Cara, vajza e Lleshit, ndërsa xhaxhai i saj, Mark Lleshi ka marrë plagë në trup. Shkak i këtij konlflikti sipas policisë është bërë prona ndërsa autorët janë shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori