Kreu i Hipotekës në Elbasan, emërohet në krye të ALUIZNI-t në Tiranë
Kreu i HipotekësElbasan, Mariglen Disha është liruar nga detyra ditën e sotme.

Këtë gjë ai e ka ndarë edhe vetë me publikun nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Per te gjithe miqte dhe dashamiresit e mi ne qarkun e Elbasanit dhe me gjere! Dua tju falenderoj per bashkepunimin dhe besimin qe me keni dhene gjate gjithe kesaj kohe. Jam perpjekur te sherbej me gjithe forcen dhe mundesite e mia dhe se bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua te ndaj ju, se me eshte besuar nje detyre tjeter ne Tirane dhe shpresoj te kem te njejtin sukses si ne Elbasan. Faleminderit per mbeshtetjen Tuaj!”, shkruan Disha.

Bë shkruan se inxhinieri do të marrë frenat e ALUIZNIT në Tiranë duke zëvendësuar, Eglantina Frrokun. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori