Kreu i Emergjencave Civile tregon shifrat: Sa persona ndodhen nën rrënoja
Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një intervistë për emisionin "Real Story" deklaroi se tërmeti që ra në Durrës, ishte me pasoja shkatërrimtare.

Çako dha edhe shifra. Ai tha se zyrtarisht 30 qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë janë nën rrënoja.

“Sikurse dihet se të gjithë shqiptarët janë në ankth që mëngjesit të djeshëm për shkak të një tërmeti të fuqishëm. Kemi kaluar disa tërmete këtë vit, për fat të keq të vendit tonë. Për fat të mirë, më parë nuk kemi pasur humbje të jetë të njerëzve. Kemi disa objekte të rrënuara totalisht dhe kemi 30 qytetarë që kanë humbur jetën. Nga këta 14 janë humbur jetën në Durrës, 15 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Sa kemi informacion, së paku 20 vetë janë nën rrënoja. Grupet e kërkim –shpëtimit janë të kualifikuar dhe ato çdo veprim e kryejnë në kushtet e bindjes se personi është ende gjallë. Në këto kushte, të shpresojmë sadopak”, tha Çako.

Në lidhje me ndërtimet e vjetra, Haki Çako u shpreh se qeveria ka nxjerrë një ligj për të shpallur se cilat ndërtime janë të banueshme e cilat të pabanueshme.


Shtuar më 27/11/2019, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori