Kievi zmbraps një sulm masiv gjatë natës, shkatërrohen 20 dronë iranianë

Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës.

Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar rreth 20 dronë të prodhimit iranian.

“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko.

Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit.

Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme.

Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës.

Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar rreth 20 dronë të prodhimit iranian.

“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko.

Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit.

Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme./REL/


Shtuar 20.06.2023 08:39