Krasniqi sulmon hapur: Brezi i vjetër i gazetarëve, milionerë të pasuruar në kurriz të qytetarëve
Pëlqej
Politologu shumë i njohur Afrim Krasniqi ka qenë i ftuar në “Ora Neës”.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë ku ka vënë theksin në faktin se brezii vjetër të gazetarëve shqiptarë, që sot, sipas Krasniqit janë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

“Bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit”, tha Krasniqi.

“Brezi ynë, ku janë sot? Janë pjesë e problemit të Shqipërisë. Janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri.

Janë milionerë të pasuruar në kuriz të qytetarëve me fonde publike në emër të gazetarisë dhe duke shkatërruar konceptin e medias, lirisë publike dhe transparencës publike dhe janë bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.

Dhe këta njerëz janë njerëzit që çdo kryeministër i mban në krahë dhe çdo kryeministër do t’i ketë aleatë dhe me këta njerëz kontrollon median në Shqipëri”.
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori