Krahu i djathtë i Alket Rizait, si u vra në mes të Athinës kapoja Vasilis Stefanakos
Kanë mjaftuar vetëm pak metra lëvizje duke qenë i pashoqëruar për bossin e mafias greke Vasilis Stefanakos që atentatorët të përmbushin misionin e tyre mbrëmjen e djeshme në lagjen Haidari të Athinës.

Mediat greke raportojnë se Stefanakos ecte gjithnjë i shoqëruar nga njerëzit e tij, por gjatë natës së djeshme kishte dalë pak para orarit të caktuar nga shtëpia, gjë e cila i ka kushtuar atij jetën, pasi rojet ishin disa metra pas tij duke mos mundur të ndalonin atentatin, raporton Albeu.com.

Vrasësit iu afruan atij me një motor që ishte vjedhur në dhjetor të vitit të shkuar po në Athinë duke zbrazur një karikator kallashnikovit mbi makinën e tij.

Vrasja
Stefakos doli nga shtëpia e tij duke iu afruar makinës BMW të bardhë, e cila e priste disa metra më tej. Policia greke dyshon se atentatorëve iu është dhënë sinjal se viktima kishte lëvizur si rrallë më parë pa badigardët e tij. Ata i janë afruar viktimës me një motor të madh dhe kanë nxjerrë automatikun tip kallashnikov nga një mbajtëse kitareje duke qëlluar të gjithë karikatorin, shkruan Albeu.com.

Vdekja e tij u konfirmua vetëm 10 minuta më vonë, pikërisht në orën 19:10, ndërsa vrasësit u zhduken në erresirë dhe rrëmujë.

Policia ka gjetur 26 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Mënyra se si u zhvillua skena e krimit tregon se vrasësit ishin të vendosur që t'a hiqnin qafe Stefanakos në rastin e parë që iu dha mundësia.

Stefanakos ishte akuzuar për një seri krimesh në Greqi, ndërsa njihej edhe si personi që kishte financuar arratisjet spektakolare të Alket Rizait nga burgjet e Greqisë.

Ai ishte liruar vetëm një vit më parë nga burgu pasi ishtë dënuar me më shumë se 21 vite për vrasje dhe krime të tjera të rënda. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori