KQZ-ja “ngec” te këshilltarët bashkiak
Tabela për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë është rrëzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ-ja rrëzoi në parim tabelën përmbledhëse për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak Tiranë, e cila kërkonte një shumicë të cilësuar prej të paktën 5 votash.

Votimi duhet të jetë me shumicë të cilësuar, pra me pesë vota, dhe në këtë rast, çështja përfundon në Kolegjin Zgjedhor.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka caktuar takimin e ardhshëm për nesër në orën 11:00.


18:40 - KQZ shpërndan mandatet për Këshillin Bashkiak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është mbledhur sërish sot për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës dhe miratimin e 55 mandateve të reja. Kryetari Arben Ristani, në fillim të mbledhjes tha se gara zgjedhore ishte e vështirë dhe kandidatët u ndanë në numër të vogël votash.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste, kanë kundërshtuar shpalljen e 55 mandateve, pasi sipas tyre, tabela përmbledhëse ka shifra të vendosura në mënyrë alogjike.

“KQZ u bë pjesë e manipulimit zgjedhor. Sot, vendimmarrja juaj është e fundit. E kryet mirë rolin tuaj në funksion të politikës dhe shkatërrimit të zgjedhjeve”, tha përfaqësuesi ligjor i PS-së.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti pohoi se Bashkia dëshiron Këshillin që meriton dhe se PS-ja, duhet të ankohej për tabelat në Kolegj.

Për miratimin e mandateve të këshilltarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës që dolën nga zgjedhjet administrative të 8 majit, kërkohet kuorum i cilësuar votash, pra 5 me 2. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2011, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori