E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
KQZ shpall rezultatet paraprake
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet preliminare për secilin subjekt politik, në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna.

Duke mos llogaritur vetëm Mitrovicën, qytet ky në të cilin votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK - 32.0 %, LDK – 24.7 %, VV – 12.6 %, AAK – 11.2 %, AKR – 7.3 %, LDD – 2.2 % dhe FER -2.2 %.

Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara.

Sakaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 23 janar, votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në krejt komunën e Mitrovicës.

Ky vendim pason atë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 qendra votimi në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive.
Shtuar më 10/01/2011, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori