KQZ regjistron "Bindjen Demokratike" të Patozit, por kush votoi kundër?
Ditën e sotme Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rregjistrimin e partisë "Bindja Demokratik" të Astrit Patozit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ky miratim erdhi me 4 vota pro dhe një kundër. Pro vendimit ka votuar, Nënkryetari Denar Biba, anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.

I vetmi që ishte kundër regjistrimit të Bindjes Demokratike ishte, kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili në këtë institucion përfaqëson ende opozitën.

“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.

Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.

zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej.

Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore.

Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.
Shtuar më 27/04/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori