KQZ reagon për skandalin e rezultateve: Nuk janë zyrtare
Ndërkohë që në 28 bashki janë shpallur fituesit, pjesa tjetër vazhdon numërimin e votave.

Sipas ballafaqimit të të dhënave të bëra publike nga KQZ ditën e djeshme lidhur me numrin e votuesve për secilën bashki, sot kanë lindur përplasje me rezultatet e votave.

Lidhur me këto skandale, ka reaguar dhe vetë KQZ ku në një deklaratë ka theksuar se këto të dhënë ende nuk janë zyrtare pasi nuk është përfunduar procesi i numërimit.

Deklarata e plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen onlinë të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.
Shtuar më 01/07/2019, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori