KQZ pranon hapjen e kutive, fillon sot rinumërimi në Lezhë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë sot kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkuroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapje kutish.

"Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim", tha Skënderi.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

Ndërsa Salianji shtoi se përderisa kjo mospërputhje ekziston i bashkohet kërkesës së ankuesit dhe i kërkon KQZ të hapen këto kuti dhe KQZ të verifikojë ka apo jo shkelje, nëse ka të marrë masa të cilat parashikon ligji, nëse nuk ka shkelje pastaj të vendosi njëherë e mirë dhe në mënyrë përfundimtare në lidhje me vullnetin që ka vendosur zgjedhësi.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

QENDRAT E VOTIMIT ME PROBLEME

QV 727- rezultojnë 138 votues dhe 139 vota në kuti
QV 770- rezultojnë 70 votues dhe 69 vota në kuti
QV 705- rezultojnë 67 votues dhe 68 vota në kuti
QV 686- rezultojnë 52 votues dhe 53 vota në kuti
QV 7091- rezultojnë 127 votues dhe 128 vota në kuti
QV 7141- rezultojnë 162 votues dhe 163 vota në kuti
QV 7142- rezultojnë 164 votues dhe 166 vota në kuti
QV 7171- rezultojnë 141 votues dhe 142 vota në kuti
QV 7294- rezultojnë 215 votues dhe 216 vota në kuti
QV 740- rezultojnë 203 votues dhe 223 vota në kuti
QV 7403- rezultojnë 148 votues dhe 149 vota në kuti
Shtuar më 12/07/2019, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori