Mbretëria e Bashkuar dërgon specialistë të kërkim-shpëtimit në Turqi

Ministri britanik i zhvillimit Andrew Mitchell, ka folur sot për Sky News duke u shprehur se megjithëse buxheti i ndihmës i Britanisë është “nën tendosje shumë të konsiderueshme”, burimet do të gjenden pasi një pjesë e buxhetit është “gjithmonë” e gdhendur për të përballuar krizat humanitare.

“Kjo është ajo që njerëzit në Britani presin që ne të bëjmë. Britania është gjithmonë aty e para dhe me forcë për të ndihmuar kur ndodhin këto katastrofa të tmerrshme. Dhe ne do të jemi atje këtë herë,” tha Mitchell.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dërguar një ekip prej 76 specialistësh të kërkim-shpëtimit në Turqi për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve./albeu.com