KQZ: Deri në mesditë kanë votuar 21.89 %
Deri në orën 14.00 në mbarë vendin kanë votuar gati 30 % e votuesve, ka raportuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti procesin zgjedhor të qetë ndërsa problemet në disa qendra votimi, tha se kanë ndodhru në gati 01% të të gjitha qendrave të votimit.

Procesi i numërimit do të mund të ndiqet nga gazetarët direkt nëpërmjet ekraneve gjigande që KQZ ka vendosur në ambientet e saj. Rezultatet do të jenë të mundura nëpërmjet grafikave, th akreu I KQZ-së.

Sa i përket bojës matrikuluese e cila sipas PS-së ka probleme në disa qendra votimi, Ristani tha se është prodhuar nga një kompani gjermane e cila është bërë dhe më parë, dhe se është cilësore.
“Unë vetë kam votuar herët në mëngjes, dhe mund të shikoni dhe ju që boja në gisht ende nuk më ka ikur, ne këtë bojë kemi dhe tani nuk mund të bëjmë gjë”- tha Ristani. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2011, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori