KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Dervishin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi.

Trupi gjykues i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK-së për gjyqtarin Devishi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në nëntor të 2018-s shkarkimin e Dervishit pasi sipas DSIK ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe informacionet e sjella nga ILDKPI, u be e ditur se Dervishi ka kryer deklarim te rremë të pasurisë.

Njoftimi i plotë i KPK-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Shtuar më 02/10/2020, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori