KPA i ndaloi emërimin për 15 vjet, KED ndalon kandidimin e Regleta Panajotit për në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë vendim të mos lejojë Regleta Panajotin në garën për Kushtetuese.

Pas miratimit të procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim si dhe duke u bazuar në vendimin nr.19 datë 30.07.2020 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit , vendosi:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:

·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

1.1 Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

·Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë se ish-Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Tiranë, hoqi dorë nga detyra, teksa po vettohej (po kalonte në vetting) nga KPA.
Shtuar më 17/08/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori