Me kë e ka Erion Braçe?! Ish/zv kryeministri reagon ashpër për vaksimin e detyrueshëm të studentëve

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me vaksinimin e studentëve, përplasjet në dyert e universitetëve të ndodhura ditën e djeshme, ditë e cila shënoi nisjen e vitit të ri akademik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se u tmerrua nga padija, si dhe u tremb “nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen”.

Deputeti i PS shtron pyetjen: Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?

Por nga ana tjetër, Braçe kritikon edhe qeverinë për zbatimin e masave, teksa kujton rastin e ndeshjes me Poloninë, ku stadiumi ishte mbushur përtej kapaciteteve, duke u bërë një vatër e rrezikshme.

“Çfarë morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet”, shkruan Braçe.

Postimi i  plotë i Braçes:

DUHET TË JEMI SERIOZË ME LIRINË TONË! DUHET TË JEMI SERIOZË ME SHËNDETIN PUBLIK! Duhet të jemi të përgjegjshëm në çdo akt, çdo rregull, zbatimin e tyre!  DUHET TË JEMI TË DREJTË, TË NDERSHËM, TË BARABARTË; TË VËRTETË MBI TË GJITHA!

Betejat nuk bëhen me gjasme! Kanë kosto doemos por një udheheqje e fortë, e drejtë dhe e barabartë këtu duket! Pashë dje gjithë ditën sjelljen në universitete-pretendohet ajka e këtij vendi aty, përkundër një çështje themelore të shëndetit publik, VAKSINIMIT KUNDËR COVID 19.

Jo vetëm u tmerrova nga padija, por u tremba nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen!
NUK KA UNIVERSITET NË EVROPË, AMERIKË PO TË DONI, ME KËTË NIVEL TE MBULESËS VAKSINALE QË NE KEMI!
NUK KA!

Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?? Jemi në hall te madh! Dhe këtu kemi përgjegjësi edhe ne që drejtojme, nxjerrim akte e rregulla, i zbatojmë ato.

Po e perseris edhe një herë; NUK BËHET BETEJA PËR IMUNIZIMIN PËRMES VAKSINES ME GJASME! Është njesoj siç të bësh e pranosh ato letrat fallso të vaksinimit!

Dy ditë me rradhe para ndeshjes me Poloninë, më shqetesonte grumbullimi i aq shumë njerezve si vatër infesksioni veçanerisht në Tiranë; Po mbi te gjitha me shqetesonte MORALI i së gjithës!

Ai stadium plot, madje përtej kapacitetit të tij kur mësoj numrin e biletave të shitura dhe shihja njerëzit që rrinin në këmbë kudo, në cdo hapësirë, pa asnjë-zero, masë sigurie, mbrojtëse, një akt papërgjegjshmërie i një njëriu të vetëm që ka marrë përsiper të bëjë si të dojë në këtë vend për PARA PARA PARA, e çmova si akti me i rëndë kundër betejës për VAKSINIM!

Çfare morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet??

Doni edhe me; Çfarë morali ka që këtë fundjave e disa fundjava rresht ti lejosh këta të rinj të festojnë Halloëeen në klubet e të fortëve, të pavaksinuar e pa asnje masë mbrojtëse, ndërkohë që në universitet ju kërkon pasaporten e vaksinimit dhe masa mbrojtese?

Ndaj në betejë vlen i pari MORALI! VAKSINA ËSHTË LIRI! Asnjë kufizim për të VAKSINUARIT! /albeu.com/

 


Shtuar 19.10.2021 11:14