Është bërë e zakonshme, del në rrjet teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë bashkë me përgjigjet (VIDEO)

Tanimë është bërë e zakonshme. Në  çdo provim të maturës shtetërore, edhe këtë të shtunë ku rreth 33 mijë maturantë janë ulur në banka për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, teza ka nisur të qarkullojë në rrjet.

Si rrallë herë, këtë herë mesazhe po shpërndahen fletët me përgjigjet e sakta.

@tezat2022 ? teza matures gjuhe shqipe letersi #matura2022 #2022 #vira #viralvideo #albania #kosovo #viralsetqr ♬ Me Gustas Tu – Manu Chao

Denoncimin për publikimin të provimit e ka bërë publik deputeti i PD, Luciano Boçi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.
Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit. shkruan Boçi.

Pavarësisht fenomenit që është bërë i përsëritshëm çdo Qershor, Ministria e Arsimit ende nuk ka gjetur një mekanizëm sesi kopjimi të shmanget. Kjo sjell në jo pak raste zhdukjen e meritokracisë, dhe në sajë të kopjimit shumë maturantë kapin degë preferenciale në Universitet./albeu.com