I humbur prej 8 janarit, policia shpall në kërkim 35-vjeçarin në Fier

Policia ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar në Fier pasi prej datës 8 janar ka humbur kontaktet me familjen e tij.

“Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 12:40