Kosova voton sot: 6 kandidatë për kryeministër dhe 30 mijë vëzhgues në të gjithë vendin
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin, ndërsa votimet kanë nisur në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, ndërsa numri i votuesve është 1937 868.

Jane 25 subjekte politike, mes tyre katër koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Kandidatët për kryeministër janë:

Haradinaj: AAK-PSD

Osmani: LDK

Veseli: PDK

Limaj: Nisma AKR

Kurti: Vetevendosje

Nenad Rashiq -Koalicioni Sloboda

Faxëeb.al ka mësuar se Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00.

Vjosa Osmani në oren 10;00 tek Fakulteti teknik.

Albin Kurtiorën 09:30 tek fakulteti Juridik.
Shtuar më 06/10/2019, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori