Kosova, vendi më i korruptuar në rajon
Kosova është vendi më i korruptuar në rajon, ndërsa mban vendin e 110 në mesin e 178 vendeve të botës. Kroacia dhe Maqedonia ndajnë vendin e 62, Mali i Zi dhe Serbia zënë vendin e 69 dhe 78, ndërsa Bosnja e Hercegovina të 91, thuhet në raportin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit në 178 shtetet e botës, raporton gazeta Zëri.

Në mesin e tri shteteve në të cilat pothuajse nuk ka korrupsion janë Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori, ndërsa Afganistani, Mianmari dhe Somalia mbajnë tri vendet e fundit, përkatësisht ato janë vendet më të korruptuara në botë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori