Sot 81 vjeç, “i madhi” Al Pacino shfaqet në publik me të dashurën 53 vite më të re (FOTO LAJM)

Ylli i kinemasë botërore, Al Pacino, ka nisur një romancë të re më të dashurën e tij 53 vite më të re.

Bëhet fjalë për bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Nick Jaggerit.

Romanca e tyre pretendohet të ketë nisur gjatë pandemisë.

81-vjeçari u pa së fundmi i shoqëruar me të dashurën e tij gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pas vizitës në galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City në Los Angeles, shkruan DailyMail.

“Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje e kamur, thonë burimet.