Nuk zgjodhi për të birin emrin që ka dashur gjithmonë, Fifi zbulon arsyen

Pak ditë më parë Fifi u bë nënë për herë të parë, teksa solli në jetë djalin e saj dhe të partnerit, Adis Patushi, teksa cifti zgjodhi për të emrin e vecante, Theo Mal. Pas lindjes, ajo na prezantoi me të birin, ndërsa sigurisht u shpreh se ardhja në jetë e djalit ishte momenti më i bukur i jetës, ndërkohë që së fundmi ka bërë edhe një bashkëbisedim vitural me ndjekësit, duke i shkuar kuriozitetin e periudhës së shtatzënisë dhe asaj të pas-lindjes.

Një prej pyetjeve që artistja ka marrë nga fansat është përse nuk i vendosi djalit emrin që ka përmendur gjithnjë në intervista se do ta donte për të birin. Për ju që nuk e dini, ajo ka pasur gjithmonë të preferuar emrin: Lekë.

Këngëtarja tha se në fakt emrin që ka dashur gjithmonë për djalin ka qenë Gegë, por gjatë shtatzënisë nuk i vinte ta thërriste kështu, prandaj u menduan më shumë me partnerin dhe mbetën tek emri: Theo Mal.


Shtuar 4.05.2023 20:51