Kosova e gatshme për hekurudhën me Shqipërinë
Pas lidhjes përmes autostradës Durrës-Morinë-Merdar, Kosova është e gatshme të ketë një lidhje tjetër me Shqipërinë nëpërmjet një linje hekurudhore. Sipas autoriteteve në Prishtinë me gjithë efektin pozitiv të autostradës, rruga hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte një mundësi e mirë për të ulur edhe më shumë koston, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

Agron Thaçi, drejtor i Hekurudhave të Kosovës, thotë se ekzekutivi i vendit është i gatshëm për realizimin e këtij projekti. Thaci thotë se ka pasur disa takime me autoritetet në Shqipëri për të parë mundësitë financiare për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhte këto dy shtete. Megjithatë, Thaçi thotë se pavarësisht gadishmërisë, kostot financiare, terreni i papërshtatshëm dhe gjatësia e hekurudhës duket se e bëjnë të pamudur këtë projekt.

Që nga ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë nga ana e Shqipërisë, dhe pjesës tjetër të rrugës Morinë- Merdar, të quajtur “ Ibrahim Rugova”, ndërtuar nga Kosova, janë shtuar ndjeshëm marrëdhëniet tregtare dhe fluksi i turistëve ndërmjet dy shteteve.

Funksionimi i një linje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, sipas ekspertëve, do të ulte ndjeshëm kostot, trafikun e automjeteve, si dhe ndotjen e ambientit të shkaktuar nga djegia e karburanteve. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori