“Krimi i
organizuar dhe pasuria e paligjshme, pengesë për zhvillimin e Kosovës”, kjo ka qenë tema e diskutuar të premten në Mitrovicë nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në tryezën e
organizuar nga ky institut është diskutuar për gjendjen aktuale dhe punën e institucioneve të Kosovës në luftën kundër
krimit të
organizuar dhe
korrupsionit.
“Ky debat ka për qëllim që të vë në lëvizje institucionet shtetërore për të luftuar
korrupsionin dhe dukuritë tjera që lidhen me krimin e
organizuar”, tha drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu në hapje të tryezës.
Ndërsa Ismet Kabashi, kryeprokuror i shtetit, ka thënë se Prokuroritë kanë bërë shumë pak në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
“Do ta luftojmë
korrupsionin dhe brenda këtij viti do të ketë rezultate të shkëlqyeshme”, ka thënë kryeprokurori Kabashi.
Por për të luftuar
korrupsionin është i rëndësishëm bashkëpunimi ndër-institucional ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi .
Anna Jackson, zëvendës shefe e misionit diplomatik të Ambasadës Britanike në Kosovë, mision , që mbështetë këtë projekt, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kalojnë nga premtimet për luftimin e
korrupsionit dhe
krimit të
organizuar, në vepra konkrete.
Pjesëmarrësit në debat kanë kërkuar funksionalizim më të madh të institucioneve në luftimin e
krimit të
organizuar dhe
korrupsionit. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2011,
ora 15:20