Kosovë-Serbi, nis takimi i krerëve shtetërorë në Bruksel
Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliç e Aleksandar Vuçiç, po ndërmjetësohet nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Tëitter.
Kocijançiq ka publikuar edhe një fotografi të Mogherinit me delegacionet kosovare dhe serbe.

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini para këtij takimi është takuar ndaras me presidentët dhe kryeministrat e të dyja vendeve, fillimisht me presidentin serb, Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin, Aleksandar Vuçiç e më pas me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.
Shtuar më 24/01/2017, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori