Koronavirusi "mori" të riun nga Durrësi: Visari festoi Vitin e Ri në shtëpi, gjendja u përkeqësua papritur
Visar
Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte viktima më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Albeu.com mëson se i riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7
janar.
Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe siç mëson albeu.com ka
ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në spital.
Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1
janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital duke
ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7
janar.
Bici ndejti vetëm pak ditë i shtruar pasi komplikacionet e shkaktuara nga
koronavirusi, në një terren ku trupi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, bënë që ai të mos mund t'ia dilte më tej.
Krahas 7 të vdekurve, ku mes tyre ishte edhe 21-vjeçari Visar
Bici, gjatë ditës së sotme u raportuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora. /albeu.com
Shtuar më 08/01/2021,
ora 16:53