Koronavirusi tashmë ka
prekur dhe
Afrikën e
Jugut. Ditën e sotme Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive ka konfirmuar se një person është
prekur nga virusi.
Sipas mediave të huaja, i infektuari është një burrë 38-vjeçar, i cili kishte udhëtuar së fundmi në Itali me gruan e tij.
Raportohet se rasti i tij është duke u hulumtuar, në mënyrë që të identifikohen personat që mund të kenë pasur kontakte me të, kurse mjeku i tij personal është vetë-izoluar.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 15:43