KORONAVIRUSI/ KPK mbyll dyert: Denonco online, s'ka më kontakt në zyra
Frika ngga përhapja e koronavirusit ka shtyrë Komisionin e PavarurKualifikimit të ndërpresë shërbimin e pritjes me qytetarët në ambientet e institucionit.

Drej ditës së djeshme deri në një lajmërim të dytë, godina e Komisionit të PavarurKualifikimit do të qëndrojë mbyllir.

Sa i përket denoncimeve qytetarët mund t’i dorëzojnë me postë zyrtare ose t’i regjistrojnë online në faqen e internetit Kpk.al tek rubrika ”Denonco”.

Njoftimi zyrtar i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco”. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!


Shtuar më 10/03/2020, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori