Koronavirusi i mori jetën, kështu e kujtojnë kolegët Mark Bellon
Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Socialiste ka humbur betejën me koronavirusin. Si pasojë e gjendjes së tij të rënduar, Bello u dërgua për kurim në Turqi, por nuk ia doli mbanë.

Për shuarjen e tij nga jeta kanë reaguar dhe kolegët. Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

Postimi i Metës

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet “me hidhërim të madh mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroi jetë, në luftë me COVID-in.

Marko ishte njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura çdo ambient ku ishte prezent. Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë”, shkruan Mediu në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se “ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por veçanërisht për Silvën, fëmijët dhe familjen e tij. Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë”.

“U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd”, shprehet Mediu.


Namik Dokle
“LAJM I MESNATES!!! Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruan ai.

Arben Isaraj

Ike i ri Marko. Zemra te thyera shokësh, kujtimi yt po le pas. Do te mbetesh mes nesh shoku i paharrueshëm dhe i papërsëritshëm për vlerat e tua shoqërore dhe njerëzore. I edukuar, i urtë dhe me humor si askush tjetër. Lamtumirë Marko. Ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes.

Petro Koçi

Nje lajm i kobshem ikja jote Marko! Na preve krahet. Shok qysh ne Gjuhet e Huaja e pastaj si koleg ne grupin parlamentar te PS. Diplomat, pedagog, politikan e mbi te gjitha shok me nje buzeqeshje tere jete! Lamtumire!

Nertila Kasmi

I dashuri jonë Marko, Sa hapa sytë po shoh errësirë !!! Ti qenke larguar përmes mjegullës si një Ëngjëll i bardhë!? Ti, i urti e karakterforti, buzagazi e i mençuri, Intelektuali e njeriu i thjeshtë nuk je më pranë nesh!? Me shumë dhimbje po t’i shkruaj keto fjalë !! Sa dhimbje i ke lënë Silvës, femijeve e të gjithë ne qe te kishim pjese të familjes!! U prehsh në Paqe e shumë force Silves, femijeve e familjes !! I paharruar kujtimi Yt!!

Kastriot Islami

Mik i nderuar! Eshte e pabesueshme! Ende nuk e besoj lajmin qe mora sot heret ne mengjes! Ndjehem shume i tronditur dhe i trishtuar! Ngushellime nga zemra per Silven, Marsidin dhe Nensin! Por edhe per nenen qe aq shume e donte e kujdesej! Kurajo dhe force! Nuk gjej dot fjale per mikun e shtrenjte qe nuk e fitoi dot kete beteje! Do te na mungosh shume!



Shtuar më 04/12/2020, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori