Koronavirusi i merr jetën zyrtarit të lartë socialist, Rama bën postimin prekës
Ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 65-vjeçare drejtori i konvikteve të Tiranës, dhe njëherësh kreu i PS-së në zonën e Laprakës, Ndue Ndoci.

Prej disa ditësh, Ndoci ishte i shtruar në spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.

“Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan Ramapostimin e tij.

Mësohet se Ndoci ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak se kishte pasur komplikime të shenjave të sëmundjes. Rasti i tij pritet që të konfirmohet dhe në deklaratën e përditshme të Minsitrisë së Shëndetësisë.

Shtuar më 15/08/2020, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori